Specialist për Marrëveshje dhe Bashkëpunim me Furnitorë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Kërkon, identifikon dhe vlerëson furnitorët e rinj sipas nevojave të projektit.
• Përgatit dhe përpunon porositë për materiale dhe shërbime.
• Monitoron afatet e dorëzimit dhe ndjek dërgesat për të siguruar që projektet të ecin sipas planit.
• Bashkëpunon me ekipet e dizajnit dhe prodhimit për të kuptuar specifikat teknike.
• Raporton çështje të cilësisë dhe ndihmon në zgjidhjen e tyre në bashkëpunim me furnitorët.


Kualifikimet dhe Përvoja:

• Të ketë diplomë universitare në Biznes, Inxhinieri Industriale, Menaxhim Furnizimesh, ose fusha të ngjashme.
• Të ketë përvojë përkatëse:
  • Specialist: minimum 2 vite përvojë në blerje ose bashkëpunim me furnitorë.
  • Manager: 3+ vite përvojë dhe aftësi të dëshmuara në menaxhim kontratash ose marrëdhënie me furnitorë.
• Të ketë njohuri të mira të materialeve të ndërtimit të mobilieve (dru, metale, pëlhura etj.).
• Të ketë aftësi shumë të mira në negocim, komunikim dhe analizë.
• Të ketë njohuri të programeve si Excel, ERP ose sisteme të tjera të menaxhimit të furnizimeve.
• Të ketë njohuri të gjuhës angleze (e domosdoshme).


Si të aplikoni:

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike:
📧 hr@oxa-group.com
me titull në subjekt:
“Specialist për Marrëveshje dhe Bashkëpunim me Furnitorë”

🗓 Afati i fundit për aplikim: 20.06.2025

Job Type: Full Time
Job Location: Ferizaj Prishtine

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx