Përshkrimi i Pozitës:
Po kërkojmë një Menaxher Projekti që do të udhëheqë instalimet e mobiljeve me porosi në ambiente komerciale dhe rezidenciale, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kjo pozitë përfshin udhëheqjen e projekteve, bashkëpunimin me klientë dhe koordinimin e ekipit dhe furnitorëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Të menaxhojë realizimin e projekteve për instalimin e mobilieve me porosi, nga dorëzimi i dizajnit deri te finalizimi për klientin.
• Të hartojë afate kohore dhe buxhete të detajuara, të ndajë burimet dhe të menaxhojë rreziqet e mundshme.
• Të bashkëpunojë ngushtë me dizajnerët, prodhuesit, logjistikën dhe klientët për të siguruar përmbushjen e kërkesave të projekteve.
• Të shërbejë si pika kryesore e kontaktit me klientët gjatë projektit, duke ofruar përditësime dhe zgjidhje për çdo ndryshim që mund të paraqitet.
• Të kryejë vizita në terren brenda dhe jashtë vendit për të vlerësuar nevojat e instalimit dhe për të zgjidhur sfidat e mundshme.
• Të mbikëqyrë ekipet e instalimit, nënkontraktorët dhe furnitorët për të siguruar cilësi, siguri dhe respektim të afateve.
• Të sigurojë që të gjitha instalimet përmbushin standardet e dizajnit, sigurisë dhe ligjeve ndërtimore lokale.
• Të reagojë proaktivisht ndaj vonesave apo ndryshimeve në projekt për të ruajtur ecurinë.
• Të mbajë dokumentacion të rregullt për progresin, ndryshimet dhe aprovimet nga klientët.
Kualifikimet dhe Përvoja:
• Diplomë universitare në Menaxhim Projektesh, Menaxhim Ndërtimi, Dizajn të Brendshëm apo fusha të ngjashme.
• Përvojë 3+ vite në menaxhimin e projekteve të mobilieve, duke përfshirë mobilimin e hapësirave të brendshme apo instalime të nivelit të lartë.
• Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, komunikim dhe zgjidhje të problemeve.
• Njohuri të programeve për menaxhimin e projekteve (MS Project, Trello, Asana).
• Njohuri të programeve teknike si AutoCAD apo SketchUp janë përparësi.
• Gatishmëri për të udhëtuar brenda dhe jashtë vendit (deri në 40%).
• Njohuri të gjuhëve të huaja.
• Eksperiencë me softuer për dizajn mobiljesh (p.sh. CET, SolidWorks).
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike:
📧 hr@oxa-group.com
me titull në subjekt: “Menaxher Projekti për Instalimin e Mobiljeve”
🗓 Afati i fundit për aplikim: 20.06.2025